Materialët ndërtimore në Kosovë janë shtrenjtuar. Madje krahasimi me vitin e kaluar çmimet kanë pësuar ngritje të lartë. Në tremujorin e dytë 2021 krahasuar me tremujorin paraprak pati një rritje për 6.3 për qind, ndërsa brenda një viti kjo ishte 12.1 për qind.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në tremujorin e dytë 2021 krahasuar me tremujorin paraprak ka pasur një rritje për 6.3 për qind. Kurse, sipas ASK brenda një viti kjo ishte 12.1 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rritje për 6.3 për qind në tremujorin e dytë 2021, krahasuar me tremujorin e parë 2021. Rritje më të madhe kishte te materialet me 8.6 për qind, pagat me 0.8 për qind, kostot e tjera me 0.7 për qind dhe makineritë me 0.6 për qind. Derisa, rënie e çmimeve vërehet te energjia me 1.4 për qind”, kështu thuhet në raportin “Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), tremujori i dytë 2021”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Ndërkaq, kur krahasohet tremujori i vitit aktuale me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, IKN pati rritje për 12.1 për qind.
Kjo ngritje, kryesisht u vërejt te materialet me 17 për qind, energjia me 5.9 për qind, makineritë me 2.8 për qind, kostot e tjera me 2.1 për qind dhe dhe pagat me 0.6 për qind.
Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te transporti me 6.6 për qind.
Tremujori i dytë 2021 – Tremujori i parë 2021 6.3 %
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 6.3 % në tremujorin e dytë (TM-2) 2021 krahasuar me tremujorin e parë (TM-1) 2021. Rritje më të madhe kishte te materialet
(8.6%), pagat (0.8 %), kostot e tjera, (0.7%) dhe makineritë( 0.6 %).
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te energjia (-1.4%)
Tremujori i dytë 2021 – Tremujori i dytë 2020 12.1 %
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje (12.1 %) në tremujorin e dytë(TM-2) 2021 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2020. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt tekategoria materialet (17.0 %), energjia (5.9 %), makineritë (2.8 %), kostot e tjera (2.1%) dhe pagat
(0.6 %).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.