Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar, europiane, Brent, ranë me 3 cent dhe u tregtuan me 64.20 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 6 cent dhe u tregtuan me 57.57 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.5 për qind, duke shkuar në 1,406.58 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.