Çmimet e naftës bien

22/01/2020 9:03 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.31 për qind dhe u tregtuan me 64.39 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.43 për qind dhe u tregtuan me 58.13 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,553.22 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of