Çmimet e naftës bien

03/04/2020 10:04 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështë, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 1.37 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 28.55 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 1.18 dollarë amerikanë ose me 4.7 për qind dhe u tregtuan me 24.14 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,608.5 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of