Çmimet e naftës bruto ranë këtë të hënë, pasi shifrat rekord të rasteve të reja me koronavirus në shtetin amerikan të Floridës dobësuan perspektivën e kërkesës për naftë.
Sipas treguesit referencë globale të naftës bruto, Brent nafta tregtohet me 42.66 dollarë për fuçi ditën e sotme, me një humbje prej 0.83% nga e premtja, ku një fuçi u tregtua për 43.24 dollarë.
Ndërsa sipas standardit amerikan West Texas Intermediate një fuçi u tregtua me 40.20 dollarë sot, një rënie prej 0.86%, ku të premten u tregtua me 40.55 dollarë për fuçi.
Numri i rasteve të reja Covid-19 në shtetin amerikan të Floridës u rrit me 15,299 të shtunën, shifër kjo rekord për rastet e reja ditore për çdo shtet amerikan.
Rritja e numrit të rasteve dëmton rikuperimin ekonomik dhe kërkesën e naftës në vendin më të madh në botë që konsumon naftë dhe ul çmimet e naftës të papërpunuar./AA