Çmimet e naftës së papërpunuar ishin në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u tregtuan me 54.89 dollarë për fuçi, 3 cent më pak se mbyllja e tyre e fundit.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u tregtuan me 51.97 dollarë për fuçi, 15 cent më pak.
Ari, i cili u rrit me 0.4 për qind një ditë më parë, sot shënoi një rënie prej 0.3 për qind, duke u tregtuar me 1.135.06 dollarë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.