Çmimet e naftës së papërpunuar ishin në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunar amerikane, WTI, u rritën me 2 për qind, duke u tregtuar me 53.84 dollarë për fuçi.
Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunar europiane, Brent, u rritën me 2 për qind, duke u tregtuar me 56.72 dollarë për fuçi.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe vendet të tjera prodhuese të naftës, që nuk janë pjesë e OPEC-ut, kanë rënë dakord që të reduktojnë prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.