Çmimet e naftës u rritën lehatzi të enjten, dukeu rimëkëmbur pjesërisht nga rënia e çmimeve prej 2.5 në 4 për qind një ditë më pare, teksa rezeravt e SHBA u rritën për herë të parë në muaj si pasojë e prodhimit të lartë.
Pas rënies 4.2 për qind, të mërkurën, kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar amerikane u tregtuan në 57.15 dollarë për fuçi, një rritje prej 19 cent nga mbyllja e tyre e fundit.
Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e paëprpunaur evropiane, Brent u tregtuan në 62.33 dolarë për fuçi, 32 cent më lart pas rënies 2.5 për qind në seancën e mëparshme. Megjithatë, kontrata mbetet në një trend në rënie që vijon që nga fillimi i majit dhe që është përballur me rënie të çmimeve më shumë se 8 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.