Edhe pse shënuan një rënie të lehtë, çmimet e naftës nuk u larguan nga niveli i tyre i lartë.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u tregtuan me 59.87 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie me 10 cent në krahasim me sesionin e tyre të fundit. WTI u tregtuan me 60 dollarë për fuçi gjatë ditës së djeshme, për herë të parë që prej majit të 2015.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u tregtuan me 66.80 dollarë për fuçi, rreth 22 cent më pak në krahasim me sesionin e mëparshëm. Brent u tregtua me 67 dollarë për fuçi gjatë ditës së djeshme, duke shënuar nivelin e tij më të lartë që prej majit të 2015.
Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,282 dollarë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.