Çmimet e naftës rriten

11/07/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunaur europiane, Brent, u rritën me 22 cent ose me 0.3 për qind, dhe u tregtuan me 67.23 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunaur amerikane, WTI, u rritën me 23 cent ose me 0.4 për qind, dhe u tregtuan me 60.66 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,421.95 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se dy javët e fundit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of