Çmimet e naftës rriten

18/07/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 6 cent ose me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 63.72 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 8 cent ose me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 56.7 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,422.06 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of