Çmimet e naftës shënun rritje mëngjesin e kësaj të hëne. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 79 cent ose me 1.4 për qind, duke u tregtuar me 59.43 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rriën me 64 cent ose me 1.2 për qind dhe u tregtuan me 55.51 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.4 për qind dhe u tregtua me 1,507.88 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.