Çmimet e naftës rriten

08/10/2019 9:03 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 47 cent ose me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 58.82 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 45 cent dhe u tregtuan me 53.20 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit  ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,491.05 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of