Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane brent, u rritën me 97 cent dhe u tregtuan me 73.18 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat u rritën me 2.3 për qind gjatë javës së kaluar.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 1.05 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 63.81 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat u rritën me 1.8 për qind gjatë javës së kaluar, njëkohësisht edhe rritja më e lartë që prej muajit prill.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,275.67 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.