Çmimet e naftës shënojnë rënie
Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie mëngjesin e ditës së somte.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 20 cent ose me 0.4 për qind duke u tregtuar me 54.85 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 26 cent ose me 0.5 për qind, duke u këmbyer me 52.69 dollarë për fuçi.
Çmimet e naftës së papërpunuar po tregtohen me çmime të larta që prej korrikut të 2015-s, të mbështetura nga marrëveshja e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, si dhe e vendeve që s’janë anëtarë të saj, duke e shkurtuar prodhimin deri në 1.8 milionë fuçi në ditë.
Komente