Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 42 cent dhe u treguan me 62.32 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 4 cent dh eu tregua me 62.74 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 37 cent dhe u treguan me 53.43 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qëndrueshme dhe u tregtua me 1,279.68 dollarë amerikanë për onz.
Indeksi i çmimit të argjendit u rrit me 0.1 për qind dhe u tregtua me 15.23 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.