Çmimet e naftës shënojnë rritje

11/06/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 42 cent ose me 0.7 për qind dhe u tregtuan me 62.71 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 59 cent ose me 1.1 për qind dhe u tregtuan me 53.85 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit shënoi ndryshime shumë të vogla mëngjesin e kësaj të marte dhe u tregtua me 1,328.81 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of