Çmimet e naftës ishin të qëndrueshme të enjten ndërsa një stuhi masive në Gjirin e Meksikës u nis drejt zemrës së industrisë amerikane të naftës, duke detyruar rafineritë e naftës të mbyllin prodhimin.
Treguesi referencë i naftës europiane, Brent LCOc1 për dorëzimet e tetorit, u rrit me 13 cent, ose, 0.3% në 45.77 dollarë për fuçi, pasi kishte rënë me 22 cent, ose 0,5%, të Mërkurën. Kontrata më aktive e nëntorit Brent LCOc2 u rrit me 10 cent në 46.26 dollarë për fuçi.
Kontratat e të ardhmes së naftës së papërpunuar CLC1 në SHBA, West Texas Intermediate (WTI) u rritën me 1 cent deri në 43,40 dollarë për fuçi.
Kërcënimi nga uragani Laura e ka shtyrë tregun më lart këtë javë, por stuhia nuk pritet të ndikojë në furnizimet sepse inventarët e naftës dhe të produkteve mbeten të larta për shkak të goditjes që pandemia e koronavirusit I ka dhënë kërkesës për karburant.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.