Çmimet e naftës së papërpunuar u stabilizuan të martën së bashku me tregjet e aksioneve aziatike, duke pasuar humbje të rënda në fund të seancës së mëparshme, edhe pse bazat e dobëta të tregut me nivelet e prodhimit që vijuan me këmbëngulje mbi kërkesën kufizuan fitimet.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ishte në 37.21 dollarë për fuçi, kryesisht i pandryshuar nga mbyllja e tij e mëparshme, ndërsa treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI u r rit 10 cent në 36.86 dollarë për fuçi. Por të dy treguesit ishin më shumë se një dollar më poshtë niveleve të larta të arritura në sesionin e mëparshëm.
Cmimet e qëndrueshme të martën pasojnë rritjen e lehtë në aksionet kineze, që ofrojnë shpresë se rënia prej 7 përqind e së hënës në kapitale ishte një rastësi, thanë tregtarët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.