Kontratat e së ardhmes së naftës bruto zgjeruan fitimet nga seanca e kaluar të enjten teksa dollari më i dobët dhe bisedimet e pakonfirmuara të takimeve potenciale të prodhuesve për të diskutuar shkurtimet e prodhimit nxitën tregun, pavarësisht rezervave rekord të SHBA-së për shkak të tepricës.
Tregtarët thanë se likuidimi i fondit prej 600 milionë dollarë që parashikonte rënie të çmimeve ishte pjesërisht përgjegjës për rritjen e çmimeve.
Por, pavarësisht rritjes, analistët thanë se çmimet do të mbeten të ulëta në vitin 2016 dhe 2017, teksa po ngadalësohet kërkesa globale dhe po ‘bymehen’ inventaret.
Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane u tregtuan në 32.81 dollarë për fuçi të enjten, 53 cent më lart nga seanca e kaluar, kur ato u rritën 8 për qind nga nën 30 dollarë për fuçi.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u rrit 48 cent në 35.52 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.