Çmimet e prodhimit janë bërë më të lira nën presionin e uljes së konsumit nga pandemia

10/03/2021 10:40 AM 0 komente

Ndryshimi i tendencave të konsumit, si rrjedhojë e krizës pandemike, po ushtron presion mbi të gjithë zinxhirin e çmimeve ne ekonominë vendase që nga prodhimi tek shitja me pakicë.

Kjo rënie ka qenë më e fortë për produktet industriale në tremujorin e fundit të vitit 2020, raportoi INSTAT.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 98,7 duke shënuar një ulje me 3,4%, në krahasim me tremujorin e katërt 2019. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në tremujorin e katërt 2020, shënoi rritje me 0,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

IÇP në seksionin ”Industri Nxjerrëse” në tremujorin e katërt 2020, ka shënuar ulje me 18,1%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve është shënuar në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 33,9%, ku impaktin më të madh e ka dhënë muaji dhjetor.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar ulje me 0,7%, krahasuar me tremujorin e katërt 2019. Brenda këtij seksioni uljen më të madhe kanë pësuar çmimet në aktivitetin “Metalurgjia” me 4,9%, pasuar me çmimet në aktivitetin “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre” me 3,9%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, indeksi shënoi ulje me 2,1%. Uljen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimi në seksionet “Industri nxjerrëse” dhe “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” përkatësisht me 11,4% dhe 4,5%.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, shënoi ulje prej 5,3%. Ulja më e madhe e çmimeve prej 26,6% është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse”. Krahasuar me tremujorin e tretë 2020, shënoi rritje me 0,6%. Rritje kanë pësuar çmimet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 1,2%. Brenda këtij seksioni mund të veçojmë rritjen e çmimeve në aktivitetin “Nxjerrja e mineraleve metalore” me 5,9%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin ”Industri Përpunuese” ka shënuar ulje me 0,4%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve është shënuar në aktivitetin “Metalurgjia” me 1,9%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase krahasuar me tremujorin e tretë 2020, shënoi ulje me 0,3%. Uljen më të madhe e kanë shënuar çmimet në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajnimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,9%.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi shënoi ulje me 0,3%. Ulja më e madhe prej 1,0% është shënuar në çmimet e prodhimit në seksionin “Industri Përpunuese”.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of