Çmimet e prodhimit u ulën me 4,1 % në tremujorin e tretë, sinjalizojnë inflacion të ulët

03/12/2020 12:01 PM 0 komente

Çmimet e prodhimeve janë bërë më të lira duke sinjalizuar se, ne afat të mesëm nuk do të ketë rritje të inflacionit.

INSTAT raportoi sot se, në tremujorin e tretë të vitit 2020, indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 98,2 duke shënuar një ulje me 4,1 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019. indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi ulje me 0,8 %, krahasuar edhe me tremujorin e dytë 2020.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin ”Industri Nxjerrëse” në tremujorin e tretë 2020, ka shënuar ulje me 19,5 %. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve është shënuar në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 31,3 %, ku impaktin më të madh e ka dhënë muaji shtator.

IÇP në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar ulje me 0,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019. Brenda këtij seksioni ulje më të madhe kanë pësuar çmimet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 7,7 %, pasuar me çmimet në aktivitetin “Metalurgjia” me 4,1 %.

IÇP -ja për produktet vendase krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019 shënoi ulje me 2,7 %. Uljen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionet “Industri nxjerrëse” dhe “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” përkatësisht me 11,7 % dhe 4,4 %.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, indeksi shënoi ulje prej 5,3 %. Ulja më e madhe e çmimeve prej 29,6 % është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse”.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2020, IÇP shënoi ulje me 0,8 %. Ulje kanë pësuar çmimet në seksionin “Industri Përpunuese” me 0,9 %. Brenda këtij seksioni mund të veçojmë uljen e çmimeve në aktivitetin “Metalurgjia” me 6,4 %.

iÇP në seksionin ”Industri Nxjerrëse” ka shënuar rritje me 11,3 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 40,2 %.

krahasuar me tremujorin e dytë 2020, indeksi  për prodhimet vendase shënoi ulje me 0,3 %. Uljen më të madhe e kanë shënuar çmimet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 2,1 %.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit krahasuar me tremujorin paraardhës shënoi rritje me 0,6 %. Rritja më e madhe prej 14,4 % është shënuar në çmimet e prodhimit në seksionin “Industri Nxjerrëse”.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of