REVISTA MONITOR
MONITOR MAGAZINE
Login
Revista Monitor
Saturday / 17 April, 2021
Facebook LinkedIn Instagram YouTube RSS
  • Profili
  • Financë
    • Banka
    • Fiskale
    • Mikrofinancë
    • Leasing
    • Sigurime
    • Real Estate
    • Borxhi Publik
    • Buxheti
    • Faktoring
    • Politika Monetare
    • Personale
  • Biznes
    • Energji
    • Shëndetësi
    • Industriale
    • Media & Advertising
      • Media
      • Advertisers
      • Agency
      • Professional studio
    • Tregeti me Pakice
    • Transport
    • Telekomunikacion
    • Teknologji
    • Teknologji Informacioni
  • Ekonomi
    • Speciale
    • Agroindustri
    • Bujqësi
    • Eksporte
    • Institucione Nderkombetare
    • Investime
    • Prona
    • Te Ndryshme
    • Tregetia e Jashtme
    • Turizem
  • COVID-19
  • Bota
    • Europa
    • Te Tjera nga Bota
    • SHBA
    • Azi
    • Lindje e Mesme
    • Rajoni
  • Kosova
  • Menaxhim
    • Karriera
    • Edukim
      • Tarifat
      • Masterat
      • Doktoraturat
    • Sipërmarrje
    • Profil
    • Rekrutim
  • Kërkime
  • Kontakt
editorial
Buxheti dhe Becchetti
Coronavirus në Shqipëri
Statistikat e fundit →
KARRIERA
Pse konflikti në punë nuk është gjithmonë negativ
Abonohuni:
Print
Online

Video Monitor Ekonomi

play_btn

Si ndikoi kufizimi i shtrimeve te pacientët me Jo-Covid?

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

I ftuar: Ilir Allkja, Mjek

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

[shikoni]

Më të Lexuarat e Javës

  • Rreth 182 mijë aplikime online për të verifikuar nëse punëdhënësi u ka paguar sigurimet
  • Mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga fillimi i pandemisë (rritje 48%); Në mars 2021 u dyfishuan
  • Denaj: Regjistrimi i markës rrit konkurrencën e ndershme për biznesin
  • Konkurrenca: Bankat e mëdha të ulin interesat e kredive dhe komisionet
  • “Liderët politikë si ‘Babagjysha’, premtime dhe imazh joreal”
  • MIE hap procedurën konkurruese për katër zona minerare
  • “Qasjet e Fushatës, Rama targeton emocionet, Basha arsyen”
  • Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri
  • Rënia e infektimeve, nga nesër ora policore fillon në 22:00, shtyhet orari edhe për baret e restorantet; Hapen fluturimet me Britaninë
  • Bileta online, Transporti ndërqytetas me platformën eTransport
Jeni duke lexuar EDITORIAL
Çmimet Oskar të Tiranës ose … shpallja e ministrave të qeverisë së re
Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

Ashtu sikurse dhe në filma, ku pasqyrohet jeta e zbukuruar dhe me fund të lumtur, u la të nënkuptohej se ‘show’ dhe jo thelbi, do të vijojë të mbizotërojë edhe në qeverisjen e katër viteve të ardhshme…

 

Të dielën e shkuar, pas një fjalimi të gjatë, kryeministri i ri, edhe i vjetër njëkohësisht, bëri të ditur emrat e qeverisë me një timonier, për të cilën spekulimet nuk pushuan gjatë gjithë beharit të nxehtë. Me një efekt surprizë, edhe për vetë ministrat që do të orientojnë politikat qeverisëse për katër vitet e ardhshme, dhe një vëmendje maksimale, njoftimi i emrave të tyre ishte i denjë për një shfaqje të ndarjes së çmimeve Oskar. Detaji i vogël që i kish shpëtuar (apo ish bërë me qëllim mbetet për t’u zbuluar) ishte fakti i fokusimit të kamerës tek fytyra e ministrit para se spikeri të deklamonte emrin fatlum. Ashtu sikurse dhe në filmat limonadë, ku pasqyrohet jeta e zbukuruar dhe me fund të lumtur, u la të nënkuptohej se ‘show’ dhe jo thelbi, do të vijojë të mbizotërojë edhe në qeverisjen e katër viteve të ardhshme.

Në katër vitet e kaluara u kënaqëm me fasadat e bukura të qyteteve, por harruam të rregullonim çatinë që pikonte nga të gjitha anët dhe rrezikonte që të nxirrte edhe bojën e fasadës që me shirat e parë. Harruam rrugët që të çojnë drejt zonave të banuara apo turistike, harruam kanalizimet, mungesa e të cilave çon në përmbytje masive sa herë të bie shi. U gëzuam dhe u mburrëm me shifrat e larta të investimeve të huaja, por nuk pamë që ato nuk po sillnin vlerë të shtuar të lartë në ekonomi dhe as vende të reja pune. Serbia dhe Maqedonia u treguan më realiste e të fokusuara dhe sot kryesojnë në botë për vendet e punës së hapura në raport me popullsinë, që vijnë nga Investimet e Huaja Direkte.

U gëzuam me turistët e huaj, nga e gjithë Europa dhe bota, që këtë vit, si asnjëherë tjetër, erdhën në vendin e bukur (nga natyra) të shqiponjave, por patëm vështirësi për t’u ofruar atyre edhe shërbimet më elementare. Operatorët turistikë, që kanë investuar vetë me sa kanë mundur vitet e fundit, shprehen vazhdimisht të indinjuar se si Shqipëria nuk ka arritur ende të zgjidhë as çështjet më minimale, si infrastruktura, kanalizimet, sidomos të ujërave të zeza, apo dhe energjinë. Këto mangësi janë të pakonceptueshme për çdo lloj turisti që vjen në Shqipëri, siç e treguan këtë vit edhe ata më besnikët, vëllezërit shtetas nga Kosova, që po largohen në heshtje.

Të vetëkënaqur (mediat e huaja vijojnë t’u thurin lavde Shqipërisë), askush në strukturën qeverisëse nuk duket se po dëgjon heshtjen që flet shumë. Përkundrazi, në skenarin e filmit të ardhshëm të qeverisë, është në plan favorizimi i hoteleve me 5 yje (nuk dimë të ketë ndonjë të tillë realisht në Shqipëri, veç po ia dha me zor qeveria) të cilët janë larg modelit real të Shqipërisë, që në kompleksitetin e problematikave që ka nuk mund të ketë avantazh konkurrues turizmin elitar. Jashtë vëmendjes duket se po lihen të gjitha hotelet e tjera, që përbëjnë pjesën më të madhe të kapaciteteve aktuale.

Ishin ata heronjtë e kësaj vere, që mirëpritën turistë nga e gjithë Europa dhe që ofruan një model të ri (për Shqipërinë, por në botë është gjerësisht i përhapur) atë të shërbimeve të gjitha të përfshira, në disa raste edhe me humbje, për shkak të mosfunksionimit të industrive mbështetëse. Një hap i parë, shumë më i vlefshëm se përjashtimi nga taksat i hoteleve me 5 yje, do të ishte nxitja e zinxhirit të lidhur me turizmin, që do t’i jepte vlerë të shtuar edhe shumë sektorëve të tjerë, duke filluar nga bujqësia, industria përpunuese deri tek argëtimi. Por, në skenarin aktual është kaluar direkt në fundin e lumtur, atë të hoteleve luksoze në një vend që është ndër më të varfrit e Europës.

Në filmin shqiptar, të gjithë janë shumë të kënaqur. Kanë një kryeministër të thjeshtë, të veshur me tuta, që shtrohet për dreka e darka me ata dhe që ua dëgjon mendimet. Por realiteti po shpërfaqet shumë më ndryshe dhe krahas halleve që të gjithë i dimë, një problem i mprehtë dhe kompleks, po del gjithnjë e më shumë në pah: Tranzicioni i tejzgjatur, zhgënjimi i njerëzve nga qeverisjet e të gjitha ngjyrave dhe vetë cikli zhvillimor (në linjë me atë globale) po sjellin një shkërmoqje të rëndë e dramatike të demografisë së popullatës në vend.

Siç dëshmohet në një trajtim të thelluar në brendësi të revistës, popullsia e vendit po tkurret me ritme më të shpejta se përtej çdo parashikimi pesimist, duke reflektuar uljen e lindshmërisë dhe rigjallërimin e ciklit të emigracionit, sidomos tek moshat e reja, çka pritet të kthejë përmbys piramidën e popullsisë (të moshuarit do të jenë më të shumtë në numër se të rinjtë).

Ky përshpejtim pritet të sjellë shumë shpejt (ndoshta brenda një dekade) probleme në të gjithë ciklin e zhvillimit të vendit, duke filluar nga sistemi i pensioneve, zëvendësimi i forcës së aftë për punë, shtimin e të moshuarve, me kosto të rënda sociale dhe ndikim të dukshëm në produktivitetin e ekonomisë së vendit. Nuk është aspak turp, të pranohet që ekziston një problem i tillë, që e ka kaluar gjithë bota, por turp është ta injorosh atë.

Për sa kohë që mbyllen sytë përpara një çështjeje kaq të rëndësishme dhe madhore nuk mund të presësh zgjidhje e strategji që do të tentonin të ndalnin e ndoshta dhe të kthenin mbrapsht këtë cikël. Shpresojmë që dikush, qoftë edhe jo timonier, të ketë guximin të shohë realitetin e të bërtasë Tokëëë… me kohë, para se anija të përplaset në shkëmb, se përndryshe në shfaqen e radhës të Oskarit, ata që do të duartrokasin do të jenë shumë të paktë!

 

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

2
Komente

avatar
1 Comment threads
1 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
2 Comment authors
OrnelaTom Ndoci Recent comment authors
avatar
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Tom Ndoci
Guest
Tom Ndoci

Shqetesime me vend por ne shkrim kuptohet lehte
tendenca per nxirjen e realitetit qe eshte politike konstante e kesaj reviste qysh se jane ne pushtet socialistet.

Vote Up-1Vote Down  Reply
3 years më parë
Ornela
Author
Ornela

e ke gabim, ne kemi qene gjithnje ne mbrojtje te biznesit (po tani jemi me te dukshem sepse jemi ne web, me pare ishim kryesisht ne print). ja ku e ke dhe nje shkrim ne kohen e qeverisjes se demokrateve
http://www.monitor.al/shqiperia-vendi-me-pak-terheqes-ne-rajon-per-investime-te-huaja/

Vote Up0Vote Down  Reply
3 years më parë

© 2021 — Revista Monitor | Media Union
wpDiscuz