Çmimi mesatar i shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar ka kapur vlerën e gati një çerek milion paund (322,000 dollarë), pasi vlera e pronave është rritur me 7.3 për qind në vit, sipas indeksit bankar.
Halifax tha se kërcitja në shtator, i cila çoi çmimin mesatar të shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar në 249,870 paund, ishte rritja më e fortë që nga qershori i vitit 2016.
Russell Galley, drejtori menaxhues në Halifax, tha se rritja e punës në shtëpi dhe dëshira për më shumë hapësirë, si dhe anulimi i përkohëshëm i taksës së blerjes e prezantuar në korrik, ishin faktor nxitës.
Sidoqoftë, ai paralajmëroi që kërkesa e mbyllur dhe pezullimi i përkohëshëm i tarifës ishën vetëm “stimuj të përkohshëm” dhe presioni në rënien e çmimeve të shtëpive duhet të pritet “në një moment” të dytë në muajt në vazhdim, pasi masat për mbështetjen e punësimit janë zvogëluar ndërsa efektet në punë po ndihen.
Ndërkohë, shifrat nga Zyra për Statistikat Kombëtare treguan se çmimet mesatare të shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar arritën një nivel të ri prej 238 mijë paund në korrik, por këto nuk pasqyrojnë ndikimin e pezullimit të taksës së blerjes, të prezantuar atë muaj./BBC