Çmimi “Nobel” në Mjekësi u jepet tre studiuesve për zbulimin e Hepatitit C

05/10/2020 1:05 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shkencëtari britanik, Michael Houghton, i cili punon për Universitetin e Alberta-s dhe dy studiuesit amerikanë Harvey J. Alter dhe Charles M. Rice fituan Çmimin Nobel në Mjekësi këtë të hënë për zbulimin e virusit të Hepatitit C.

Çmimi u njoftua në Stokholm nga Komiteti i Nobelit, i cili vuri në dukje se puna e tre shkencëtarëve, identifikoi një shkak të rëndësishëm të hepatitit i transmetueshëm nga gjaku që nuk mund të shpjegohej nga viruset e zbuluar më parë të Hepatitit A dhe B. Puna e tyre, e cila daton që në vitet ‘70-’80, ka ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve – thotë Komiteti i Nobelit.

“Falë zbulimit të tyre, sot janë të disponueshme analiza gjaku mjaft të specializuara për virusin, të cilat e kanë eliminuar në thelb hepatitin pas transfuzionit të gjakut në shumë vende, duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin e njerëzve në mbarë botën”.

“Zbulimi i tyre ka ndihmuar në zhvillimin e shpejtë të medikamenteve antivirale kundër Hepatitit C. Për herë të parë në histori, sëmundja mund të kurohet, duke dhënë shpresë për eliminimin e Hepatitit C te njerëzit”.

Hepatiti C është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjes së mëlçisë që prek miliona njerëz në të gjithë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se janë rreth 70 milionë raste në mbarë botën të prekur me Hepatit C dhe 400 mijë persona humbin jetën çdo vit. Sëmundja është kronike dhe një nga shkaktarët kryesore të kancerit në mëlçi, si dhe cirrozës që kërkon transplantimin e mëlçisë.

Burimi: CBC

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of