Çmimin Nobel për Ekonominë e fiton Richard Thaler

09/10/2017 1:40 PM 0 komente

Richard Thaler, një nga pionerët e ekonomisë së sjelles, puna e së cilit ka patur një ndikim shumë të thellë në këtë fushë, është ai që fitoi çmimin Nobel për Ekonominë këtë vit. Çmimi me vlerë 9 milionë krona suedeze (845, 000 paund) nuk është në listën e çmimeve zyrtare të Fondacionit Nobel për letërsi, paqe, mjekësi, fizikë dhe kimi, por është themeluar veçmas nga banka qendrore e Suedisë, Sveriges Riksbank, në kujtim të kimistit suedez Alfred Nobel. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave e përshkroi Thaler-in si një pionier të ekonomisë së sjelljes, e cila ishte zhvilluar shumë vitet e fundit. Një nga gjyqtarët, Per Stroemberg i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, tha se puna e tij kishte hulumtuar shumë në lidhje me mënyrën se si aspektet specifike të psikologjisë njerëzore ndikojnë në analizat e vendimmarrjes ekonomike. Juria u shpreh më tej se puna e tij kishte treguar se si kufizimet e njohurive të një individi në procesin e vendimmarrjes, pasojat e preferencave sociale dhe mungesa e vetëkontrollit, mund të ndikojnë në rezultatet e tregut.

Thaler, i lindur në New Jersey në vitin 1945, është profesor i karrierës dhe ekonomisë së sjelljes, si edhe drejtor i Qendrës për Studimin e Vendimeve në Shkollën e Biznesit të Çikagos.
Juria tha gjithashtu se puna e tij shpeshherë përmendet në letërsinë e marketingut, ndërsa njohuritë e tij i ndihmuan njerëzit të njohin truqet e marketingut dhe të shmangin vendimet e këqija ekonomike. Ata thanë se puna e tij ka pasur një “ndikim të thellë” edhe në shumë fusha të kërkimit dhe politikës ekonomike.
Thaler është edhe bashkëautor i një prej librave më të shitur në botë “Nudge”, që shpjegon se si njerëzit bëjnë zgjedhje të këqija dhe që i ndihmon ata në marrjen e vendimeve më të mira për jetën.
Në lidhje me sasinë e parave të fituara profesori 72 vjeçar u shpreh se do të përpiqet që t’i shpenzojë në mënyrën më irracionale të mundshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of