Flet Presidenti i CCBS, Luca Busi
Kompania CCBS, e cila përfaqëson që nga viti 1994 shijen Coca-Cola në Shqipëri, është një nga pionierët e aplikimit të modelit të ekonomisë qarkulluese në vendin tonë.
Presidenti i CCBS, Luca Busi, në një intervistë për “Monitor”, tha se prej 10 vitesh, me një investim për 1 milion eurosh, ujërat e ndotura pastrohen dhe kthehen sërish në natyrë. Flota komerciale funksionon me makina elektrike, gjithashtu energjia po prodhohet nga një sistem fotovoltaik dhe shishet e të gjitha prodhimeve po bëhen të riciklueshme 100%.
A po e zbaton CCBS modelin e ekonomisë qarkulluese?
Sot, sfida e vërtetë sipërmarrëse nuk është vetëm të bëhet e gjelbër dhe e qëndrueshme, por fillimi i një rruge të virtytshme që e vendos kompaninë si lojtarin kryesor në zonën e referencës, për të rritur ndërgjegjësimin, për të stimuluar dhe për të marrë pjesë aktive në ndryshimet pozitive sistemime, që përfshin të gjithë komunitetin.
Ky është qëllimi i Coca-Coca Bottling Shqipëria, në Shqipëri: bashkimi dhe shkëmbimi i aftësive, njohurive, investimeve, duke pasur një rol aktiv në ndryshim. Me kalimin e viteve, ne kemi ndërtuar një udhërrëfyes të veprimeve që na kanë çuar drejt qëndrueshmërisë së integruar, e cila ka si mision të mirën e përbashkët dhe zhvillimin e vendit drejt skenarëve gjithnjë e më “përgjegjës”.
Si po e zbatoni këtë model dhe cilën pjesë të produktit përfundimtar përfaqëson?
Udhëtimi ynë filloi dhjetë vjet më parë dhe kemi qenë pionierë në këtë drejtim. Ne menjëherë besuam në rritjen dhe zhvillimin e këtij vendi, i cili vërtet mund të bëhet Austri në Ballkan. Ne ishim pararendës me një investim prej 1 milion eurosh me “Sistemin e Pastrimit të Ujit”, i cili pastron ujërat e zeza për t’i kthyer ato në natyrë. Përveç teknologjive të blera për të zvogëluar ndikimin në mjedis, ne kemi vlerësuar edhe përgjegjësinë shoqërore të shoqërisë sonë, përmes praktikave më të mira, me ndikim të madh në mjedis.
Ne kemi mbjellë mbi një mijë ullinj në zonën e jashtme të fabrikës sonë; ne jemi të përkushtuar nëpërmjet aktiviteteve të pastrimit të mbetjeve të ngurta që përfshijnë institucionet, punonjësit tanë dhe shoqatat mjedisore; i dhuruam Bashkisë një automjet elektrik dhe kemi kontribuar në Arboretum-in e parë në Shqipëri.
Ne filluam më pas “Projektin e Lëvizjes së Gjelbër”, duke pajisur forcën tonë komerciale – duke nisur nga rrugët e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës – me 76 automjete elektrike, të cilat na lejojnë të shmangim emetimin e 242 tonë dioksid karboni (CO2) në atmosferë, ekuivalent me sasinë e absorbuar në një vit nga 18,000 pemë. Qëllimi është të përmirësohet flota komerciale në terren, në një total prej 193 automjetesh jo ndotëse në të gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht, një nga çështjet kritike të vendit është mungesa e një infrastrukture të rëndësishme për karikimin e makinave 100% elektrike: ne do të kontribuojmë, siç po bëjmë, jo vetëm në instalim, por edhe në rritjen e sinergjisë publike / private për të filluar një rrugë të re të stimujve dhe mbështetjes së qeverisë, në favor të ekonomisë qarkore. Investimi ynë i madh i fundit, është ai në lidhje me sistemin fotovoltaik: një investim prej 1,050,000 eurosh të shtruar në fabirkë – ose 10,680 metra katrorë sipërfaqe – me panele që mbulojnë 62% të kërkesës vjetore të energjisë, me një reduktim të emetimit CO2 të barabartë me 1,230 tonë në vit.
Një operacion kolosal, që falë burimeve të rinovueshme, do të na lejojë të jemi një “eko-industri” e vërtetë. Por nuk është veprimi i vetëm i ndërmarrë. Prej disa javëve, ne po u japim jetë të re shisheve tona me Rpet, plastikë 100% e ricikluar.
Ne jemi në raft me shishet tona të para të ricikluara, jo vetëm për produktet e Coca-Cola, por edhe për të gjitha markat e tjera në portofolin e kompanisë në formatet 0.45 L dhe 0.9 L, për një total prej 4.740.000 pako vetëm për vitin 2021. Falë këtij operacioni, por dhe të mëparshmit me të gjitha paketimet tona 100% të riciklueshme, ne bëjmë një hap të vërtetë përpara në drejtim të tranzicionit ekologjik, me pasoja të mëdha në ekonominë lokale.
Hapi tjetër do të jetë investimi në frontin kulturor, nëpërmjet ndërgjegjësimit të konsumatorit për konsum të përgjegjshëm, duke filluar me edukimin në riciklimin e duhur. Plastika, nëse riciklohet siç duhet, me të vërtetë mund të transformohet nga mbeturinat në një burim. Kjo është filozofia që ne duam të shtyjmë dhe promovojmë, në të njëjtën kohë me përpjekjet dhe investimet e bëra.
Çfarë kostosh ose përfitimesh ka kompania dhe ekonomia në tërësi nga aplikimi i këtij modeli?
Besoj me vendosmëri se të gjitha investimet e bëra në këtë drejtim kanë një kthim afatmesëm dhe afatgjatë, i cili shkon përtej konceptit të thjeshtë kosto-përfitim, janë të ashtuquajturat vlera jomateriale, të cilat i shtojnë vlerën produktit të ofruar, pozicionimi i markës, konkurrueshmëria, reputacioni në territor.
“Konsumatorët e gjelbër” po rriten ndjeshëm, konteksti rregullator po ndryshon, qëndrueshmëria dhe qarkullimi tani janë “qendra” themelore për zhvillim. Ne kemi besuar në të për disa kohë dhe kemi punuar për të krijuar një model biznesi me ndikim shumë të ulët mjedisor. Dhe ne e bëmë atë duke filluar nga përfshirja e ekipit: e ardhmja jonë do të jetë më e qëndrueshme vetëm nëse, së bashku, arrijmë të ndryshojmë kursin aktual.
Ne jemi një biznes i vogël familjar, krenarë për angazhimin dhe rezultatin e arritur me pasion, forcë dhe vendosmëri. E gjithë organizata vepron si një ekip i madh me guxim dhe dëshirë për t’u përmirësuar, për të bërë më mirë dhe për të përshpejtuar atë proces “të gjelbër” që do të lejojë planetin të ndryshojë ritmin, falë kontributit të të gjithëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.