Conformal, stili ideal për ata që punojnë nga shtëpia

20/10/2020 1:52 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Lind ai që quhet stil “Conformal”, i cili bashkon sigurinë te vetja (në anglisht – confident) me veshjet zyrtare. Të përshtatshme edhe për ata që punojnë nga shtëpia

 

Gjatë kohës së pandemisë, kompanitë kuptuan se mund të ishin organizuar ndryshe. Shoqëria e menaxhimit të aseteve Schroders, për shembull, u komunikoi punonjësve se mund të punojnë nga shtëpia, përgjithnjë.

Por të qëndrosh me tuta apo gjysmë të veshur, duket se nuk është dhe aq e shëndetshme për humorin dhe në anën tjetër, të vishesh me kostum dhe këpucë, rrezikon të bëhet disi qesharake.

Lind kështu ai që quhet “Conformal”, i cili bashkon besimin te vetja (nga anglishtja confident) me veshjet zyrtare.

Harvard Business Review thekson se “business professional” është stili i parapëlqyer për ata që duan të duken ekspert në sytë e klientëve dhe kolegëve, edhe kur bëhet fjalë për video-thirrje. Ky trend prek nga afër edhe brezat e rinj, që për të bërë një përshtypje të mirë, 8 nga 10 të rinj zgjedhin një “dress code business” edhe në Skype e Zoom.

Veshjet konsiderohen një ndër elementet më të rëndësishme për të bërë përshtypje të mirë në video-thirrje. Në fund, për 39% të të intervistuarve, përveç llojit të veshjes, edhe ngjyra e zgjedhur luan një rol të rëndësishëm – nga ato me tone të ndezura për t’u dukur më të besueshëm (33% e të intervistuarve) te veshjet me nuanca neutrale për t’u dukur më ekspert (74%) deri tek veshjet me motive me fantazi, për të dhënë idenë e të qenët inovativ (34%).

Pasioni për stilin “conformal” ka mbërritur edhe në Zelandën e Re, shkruan “The Guardian”. Fenomeni #formalFriday ka filluar në ishullin e hemisferës jugore, në kontrast të plotë me atë tendencë që për disa vite parashikonte veshjen e rrobave rastësore të premten.

Lidhja midis elegancës dhe komoditetit theksohet edhe në editorialin e Robert Armstrong, në Financial Times, i cili shkruan: “Ndihemi rehat kur vishemi mirë. Kostumet për burra janë të rehatshme, janë krijuar për të qenë të tillë. Mund të ndodhë që kur të kthehemi në zyrë, në një botë ende me shumë pasiguri do të kuptojmë se puna është një privilegj, diçka për të cilën ia vlen të jesh në lartësinë e duhur dhe të veshur mirë”.

Për këtë çështje flet edhe Giovanna Maria Conti, profesore e Historisë dhe Skenarëve të Modës në Politeknikun e Milanos: “Veshja zyrtare e ka vënë gjithnjë atë që e vesh në një dritë tjetër; komunikon respekt më të madh dhe ‘distancë’ në lidhje me mënyrat e të qenët më miqësor. Jep autoritet dhe përcakton sjellje më të rafinuara”.

“Lockdown po na çon drejt zgjidhjeve të reja dhe të rinovuara të veshjes; besoj se #formalFriday është përgjigjja ndaj faktit që ju doni ‘t’i kushtoni rëndësi’ kujdesit për veten, duke veshur, në njëfarë mënyre, rroba të bukura”.

Dhe nuk është hera e parë që pas një momenti të errët në histori ka pasur një rizbulim të stilit – vëren “New York Times”. Shembulli i parë daton në epideminë e murtajës bubonike që goditi Europën në shekullin XIV. Në atë periudhë, rrobat u pasuruan me detaje dhe veshja u bë gjithnjë e më e rëndësishme.

 

Filmi “Gra në karrierë”

“Mos u kushtoni rëndësi veshjeve të viteve ‘80, por përqendrohuni te thelbi. Sigourney Weaver i shpjegon Melanie Griffith një sekret të look-ut në punë: “Vishu keq dhe të gjithë do ta vënë re kostumin. Vishu mirë dhe të gjithë do ta shikojnë gruan” – është një shprehje e Coco Chanel që do t’ia vlente të gdhendej në çdo gardërobë. Një nga pikat që del në pah në film është se sa shpesh i përdorim veshjet për të plotësuar pasiguritë”.

 

Mika

Mika është një pikë referimi, pasi di t’i qëndrojë besnik krijimtarisë së tij, pa gjëra të tepërta. Imazhi i tij është koherent me idetë e tij, i freskët dhe antikonformist, dhe për këtë është kaq i dashur si nga të rinjtë edhe të rriturit. Xhinset dhe këmisha e bardhë ndërthuren me kostume zyrtare shumë të gjalla, dhe kjo nuk ia ndryshon publikut idenë që ka krijuar për të”.

 

Një aksesor, për shembull i trashëguar nga familja

“Vini një aksesor, që u përkiste të afërmve. Nuk është e rëndësishme të jetë i çmuar. Ajo që ka rëndësi është që ju mbani me vete rrënjët e familjes, konsiderojeni si një fatsjellës personal, një mënyrë për t’u ndier të mbështetur nga dashuria e të afërmve. Ai mund të bëhet një mënyrë e mirë për të thyer akullin, nëse do të duhet të tërhiqni vëmendjen e intervistuesve tuaj. Me siguri, do të keni një histori të bukur për të treguar”.

Burimi: Vanity Fair

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of