CoSolve-19 në mbështetje të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri

25/02/2021 4:47 PM 0 komente

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 e ka goditur rëndë ekonominë shqiptare. Për shkak të rimëkëmbjes ekonomike të ngadaltë dhe papunësisë në rritje, në veçanti në bizneset në sektorin e turizmit, bujqësisë dhe sektorë të tjerë, ato po përballen me shumë pak të ardhura.

Për shkak të kësaj situate sfiduese, qeveria shqiptare e mbështetur nga qeveria gjermane, ka ngritur një instrument këshillimor, të kombinuar me grante, për të zbutur pasojat e krizës së COVID-19, të quajtur CoSolve-19. Kjo iniciativë e përbashkët, do tu ofrojë NMVM-ve këshillim dhe trajnime të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale, duke përfshirë informacion mbi mundësitë e financimit të ideve të tyre.

Kjo iniciativë, e cila zbatohet nga GIZ, fokusohet në zbutjen e efekteve të shkaktuara nga kriza e COVID-19 dhe rimëkëmbjes së bizneseve, e po ashtu në përshtatjen e tyre me “normalitetin e ri”.

Të gjitha NVMV-të do të marrin informacion të hollësishëm mbi skemat aktuale të financimit qeveritare dhe nga donatorë të tjerë, bazuar në nevojat e tyre të biznesit, të renditura në formularin e aplikimit të CoSolve-19. Në CoSolve-19 mund të aplikojnë sipërmarrje në sektorët e turizmit, bujqësisë dhe sektorë të tjerë të prekur nga pandemia.

Bizneset dhe fermerët individual, të cilët duan të përfitojnë nga kjo iniciativë duhet të jenë të regjistruar në Shqipëri para datës 1 Mars, 2019. Mund të aplikojë secili fermer individual, pronar i një biznesi bujqësor, biznesi akomodues (hotel, bujtinë, kamp), operator turistik, prodhues i tekstileve dhe veshjeve, lëkurës dhe këpucëve, bizneseve të artizanatit, si dhe biznese të tjera që janë dëmtuar si pasojë e COVID-19.

Periudha e aplikimit është e hapur nga data 25 Shkurt deri më 31 Mars 2021. Në raundin e parë, 210 aplikues do përzgjidhen për përkrahje të menjëhershme, ndërsa CoSolve-19 do të mbështesë 900 NVMV të prekura nga pandemia COVID-19 deri në fund të vitit 2022. Për më shumë informacione rreth CoSolve-19 dhe procedurave të aplikimit, klikoni në www.cosolve19.al.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of