COVID-19 dhe ndikimi i tij në tregun e punës

06/03/2020 2:53 PM 0 komente

Disa muaj më parë, 2020 u parashikua se do të ishte “viti i të punuarit nga shtëpia”. Por edhe ata që ishin më optimistë në këtë drejtim, nuk e mendonin kurrë se një gjë e tillë do të realizohej që në tremuajorin e parë të këtij viti.

Sipas një studimi të fundit të kryer në muajin shkurt, nga 8×8, 44 për qind e bizneseve mendojnë se përhapja e koronavirusit do të këtë një ndikim shumë negativ tek ata, 55 për qind e tyre i kanë anulluar planet e biznesit dhe 40 për qind e tyre e kanë rritur përdorimin e video konferencave.

Sipas CEOs së 8×8, Vikram Verma, 90 për qind e të anketuarve kishin besim të plotë se niveli i tyre i produktivitetit do të jetë i njëjtë edhe nëse ata do të punojnë nga shtëpia në kohë krize. Por a është e mundur të arrihet një gjë e tillë? Disa analistë mendojnë të kundërtën.

Ky ndryshim kaq i rëndësishëm, i të kaluarit nga të punuarit nga zyra në shtëpi, është një proces shumë i ndërlikuar, dhe nëse nuk menaxhohet në mënyrën e duhur pasojat e tij mund të jenë të rënda.

“Prandaj si mund t’ia dalim që të mbrojmë punonjësit dhe ekonominë tonë në një periudhë të tillë të vështirë si kjo e koronavirsusit”?, pyet z. Verma.

Inkurajimi i punonjësve për të punuar nga shtëpia në një periudhë krize është i paevitueshëm, por ka gjithashtu një ndryshim shumë të madh midis të qenurit në shtëpi gjatë orëve të punës dhe të punosh nga shtëpia gjatë gjithë orarit të punës.

Më poshtë do të lexoni disa strategji të cilat ekspertët e të punuarit nga shtëpia ia këshillojnë çdo biznesi që t’i marrë në konsideratë:

Duhet të keni një politikë pune sa më të qartë

Një prej gabimeve që bëhet më shpesh nga ana e bizneseve dhe që ka një rëndësi shumë të madhe është ai që bizneset nuk krijojnë një politikë të caktuar pune, sipas të cilës të operojnë gjatë kalimit nga të punuarit në zyrë në shtëpi. Një politikë e shkruar është shumë e rëndësishme, sepse ajo do t’i detyrojë palët që të sillen sikur të ishin duke punuar realisht në kompani dhe jo virtualisht nga shtëpia.

Gjeni një mentor

Megan Dilley, Drejtoreshë e Remote Work Association, këshillon se për të gjithë punonjësit e rinj që punojnë nga shtëpia do të ishte shumë mirë të gjenin një mentor apo një koleg që më parë ka punuar nga shtëpia, në mënyrë të tillë që të shmangeshin shumë gabime, sepse sado i lehtë mund të duket, të punuarit nga shtëpia është një proces aspak i lehtë.

Mos pretendoni se punonjësit tuaj dinë si të punojnë në mënyrë efikase nga shtëpia

Të shumtë janë ata që mendojnë se të punuarit nga shtëpia të ofron një liri shumë të madhe, por ky proces kërkon edhe aftësi shumë të zhvilluara. Edhe pse shumë biznese mendojnë se të punuarit nga shtëpia është një formë për ta mbajtur kompaninë e tyre gjithmonë në punë edhe në periudha të vështira si kjo e koronavirusit, nëse këtë proces nuk e shoqërojnë me një plan pune të qartë atëherë rezultatet mund të mos jenë aq pozitive sa ata mund t’i kenë parashikuar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of