168 persona kanë humbur jetën vetëm ditën e sotme në Itali, ndërsa numri i të prekurve i ka kaluar 10 mijë.
Austria ka mbyllur kufijtë e saj me këdo që vjen nga Italia, përveç rasteve që janë të pajisur me çertifikatë mjekësore që vërteton se janë të paprekur me virus, ndërsa Europa përpiqet të ndalë shpërthimin e virusit vdekjeprurës jashtë Kinës.
Sllovenia gjithashtu ka njoftuar se po mbyll kufirin e saj me Italinë. Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se ishte “një vendim i keq”.
Austriakët që qëndrojnë në Itali, ku virusi ka shkaktuar një shtetrrethim do të riatdhesohen dhe karantinohen.
Vendi ka vendosur të zbatojë “një ndalim të hyrjes në Austri për njerëzit nga Italia, përveç atyre me një certifikatë mjekësore”, tha kancelari Sebastian Kurz.
Në Britani, autoritetet shëndetësore zbuluan masa për të trajtuar lajmet e rreme dhe dezinformimin e mediave sociale për koronavirusin.
COVID-19 shënon rënie në Kinë
Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri një vizitë në epiqendrën e koronavirusit në Ëuhan të martën – e para e tij që nga fillimi i shpërthimit – në shenjë të zvogëlimit të kërcënimit nga COVID-19 atje, ndërsa virusi po përhapet në Evropë. Jinping ka inspektuar spitalet dhe vullnetarët e komunitetit, si dhe përshëndeti pacientët në një lidhje të drejtpërdrejtë me video.
Kina raportoi vetëm 19 raste të reja të martën, shifra më e ulët që kur filloi të oublikojë të dhënat më 21 janar.
Koronavirusi deri më tani ka infektuar 113,255 persona, ka marrë jetën e mbi 3.964 të tjerëve, ndërsa më shumë se 62 mijë persona janë shëruar nga virusi.