Vdekjet nga koronavirusi kanë kaluar shifrën mbi 50 mijë në rang global, pasi Itali njoftoi se në 24 orët e fundit 760 persona kishën humbur jetën si pasojë e virusit.
Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë me koronavirusi ka kaluar mbi një million, ndërsa numri i të shëruarve është 200 mijë.
Ndërsa Italia jep lajm të zymtë në frontin e fatkeqësive, nga ana tjetër ka lindur një shpresë se masat kurndër përhapjes së virusit po japin efektet e para. Numri i infeksioneve të reja ditore tani është 4,668, nga 6,153 një javë më parë.
Presioni ndaj spitaleve në Lombardi po lehtësohet, me më shumë se 800 persona të shëruar dhe 165 më pak të shtruar në spital, krahasuar më të mërkurën.
Në rang vendi, në Itali më shumë se 10 mijë persona nga stafet mjekësore janë prekur nga koronavirusi, ndërsa kanë humbur jetën 69 mjekë.
Situata paraqitet trishtuese edhe në vendet e tjera europiane.
Kështu në Spanjë, numri i të vdekurve ka kapërcyer shifrën e 10 mijë personave. Vetëm të enjten autoritetet shëndetësore njoftuan 950 viktima të reja. Franca po ashtu ka shënuar një numër në rritje sa i përket viktimave. 471 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërsa 884 raste u konfirmuan pozitivë në një ditë.