Katër persona kanë vdekur e janë shënuar 194 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit. Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka arritur në 196.
Ndërkohë shifra e përgjithshme e të infektuarve ka arritur në 7846.
Në 24 orët e fundit janë testuar 449 mostra. Janë shëruar po ashtu 138 persona në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 3383.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se lajm i mirë është se ka një rënie të numrave, por ka bërë thirrje që të respektohen plotësisht masat e marra nga Qeveria e Kosovës.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive”, ka thënë Ramadani.
Prishtina sërish kryeson me numrin e rasteve të reja me 81 raste, pasuar nga Podujeva me 17 dhe Prizreni 14.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.