COVID-19 në Kosovë: 57 raste të reja, 4 të vdekur dhe 137 të shëruar

18/09/2020 3:09 PM 0 komente

Katër persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë.

Me këto viktima, numri total i të vdekurve shkon në 611, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Të premten janë regjistruar 57 raste të reja pozitive nga testimi i 678 mostrave.

IKSHPK po ashtu ka bërë të ditur se të premten janë shëruar 137 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 12325.

Raste aktive janë 2003.

Rastet pozitive të së premtes janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of