COVID-19 në Kosovë: 79 raste të reja, dy të vdekur dhe 104 të shëruar

21/09/2020 3:28 PM 0 komente

Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 79 raste të reja.

Një person ka vdekur në Klinikën e Pomologjisë e një në Spitalin Rajonal të Pejës, siç ka njoftuar IKSHPK-ja. Në total numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ka arritur në 615, ndërsa i të infektuarve në 15.142.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit ka një rënie të dukshme të rasteve me koronavirus prej 44 për qind.

Po ashtu sipas IKSHPK-së janë shëruar 104 pacientë në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën e të shëruarve në 12.674. Janë 1853 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 596 mostra, ndërsa 79 kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of