Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 33 persona kanë rezultuar pozitiv në koronavirus, ndërsa 46 qytetarë kanë fituar betejën ndaj COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka vdekur nga koronavirusi.
Sipas Zemajt, 46 persona janë shëruar nga koronavirusi ndërsa janë shënuar 33 raste të reja.
“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, shkroi në Facebook Zemaj.
Në bazë të dhënave të djeshme të IKSHPK-së dhe ato të sotme të Zemajt, deri më tash janë shënuar 15.971 raste me koronavirus. 638 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Deri më tash, 14.189 persona janë shëruar nga COVID-19.
Rastet e reja janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.