Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërsa edhe një herë nuk është regjistruar asnjë vdekje, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Të martën janë testuar 670 mostra. Në 24 orët e fundit janë shëruar 72 pacientë.
Sipas të dhënave aktuale, në Kosovë janë 1457 raste aktive.
Deri tash janë regjistruar 15574 raste pozitive, 625 persona kanë vdekur e 13492 janë shëruar.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.