Në Kosovë sot nuk është shënuar asnjë rast i të vdekurve nga koronavirusi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në Facebook njofton se kanë rezultuar pozitivë 77 pacientë. Të shëruar janë 59 pacientë.
“Sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, nga 649 testime që janë bërë, pozitivë kanë rezultuar 77”, shkroi ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, njofton se numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.