Në 24 orët e fundit, në Kosovë, ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, derisa janë regjistruar 284 raste pozitive, tri më shumë se dje.
Rastet pozitive kanë dalë nga 1.058 mostra të kryera.
Numri total i rasteve pozitive është 18.910, kurse i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është 674.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.367 raste.
Raste aktive janë 2.869.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.