COVID-19 në Kosovë: Një i vdekur, 68 raste të reja dhe 33 të shëruar

12/10/2020 3:18 PM 0 komente

Një person ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë.

Të hënën, nga testimi i 702 mostrave, 68 kanë rezultuar pozitive, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas njoftimit, 33 persona janë shëruar.

Rastet e reja të sotme janë nga Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Në nivel vendi janë 1231 raste aktive. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 16 mijë e 247 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 648 persona. Janë shëruar 14 mijë e 368 persona.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of