Aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit 79%, patundshmëria 44%, transporti dhe magazinimi 43%, akomodimi dhe shërbimi ushqimor 37%.
Patundshmëria, transporti dhe argëtimi janë disa nga sektorët që kanë shënuar rënie të qarkullimit të raportuara në Administratën Tatimore të Kosovës gjatë pandemisë COVID-19.
Kështu thuhet në raportin “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike – mungesa e një qasje sektoriale“, prezantuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP.
Sipas GAP, vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim për të parandaluar përhapjen e sëmundjes nuk janë të njëjta për secilën industri.
“Pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë jo-proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë. Meqë vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar përhapjen e virusit nuk janë të njëjta për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike dallojnë”, thotë GAP.
Sipas aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit 79%, patundshmëria 44%, transporti dhe magazinimi 43%, akomodimi dhe shërbimi ushqimor 37%.
“Në anën tjetër, informimi dhe komunikimi kishte ngritje për 12%, uji, menaxhimi i mbeturinave 23% dhe industritë e tjera të cilat patën rënie relativisht të lehtë si ajo përpunuese me 6%, bujqësia 3% dhe tregtia 9%.”.
Raporti thotë se, ndihma e Qeverisë kanë qenë kryesisht uniforme në të gjitha industritë e ekonomisë.
“Duke u bazuar në të dhënat më të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, raporti tregon se aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit me 79 për qind, patundshmëria me 44 për qind, transporti dhe magazinimi me 43 për qind dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 37 për qind. Përkundër kësaj, ndihmesat e Qeverisë së Kosovës kanë qenë kryesisht uniforme në të gjitha industritë ekonomike. Kjo qasje rrezikon që rimëkëmbja të vështirësohet te industritë e rëndësishme dhe strategjike të vendit, thuhet në raport.
Në fund, Instituti GAP kërkon nga Qeveria duhet t’iu ndihmojë industritë që kanë rënie më të lartë.
“Krahas masave për ndihmë të përgjithshme ndaj biznesve, është e rëndësishme që masat vijuese, sikurse ato në pakon e paraparë për vitin 2021, të targetojnë industritë që kanë rënie më të lartë. Konkretisht, që shpërndarja e fondeve të jetë proporcionale me dëmin që kanë pësuar industritë”, thotë GAP.
Më 13 mars, Qeveria e Kosovës urdhëroi mbylljen e pothuajse tërë aktivitetit ekonomik me përjashtim të bizneseve esenciale si furnizimi me ushqim dhe produkte farmaceutike. Kjo periudhë vazhdoi deri më 18 maj kur filloi faza e hapjes graduale e ekonomisë.
Megjithatë, disa biznese, si restorantet e dasmave, klubet e natës, palestrat sportive, pishinat e të tjera që hyjnë në industrinë e artit, argëtimit, rekreacionit, dhe veprimtarive shërbyese vazhduan të qëndrojnë të mbyllura ose operuan me orar të kufizuar.
Këto dallime të masave kufizuese ndaj bizneseve reflektohen edhe në performancën ekonomike të shpërfaqur në deklarimin e qarkullimit në Administratën Tatimore të Kosovës. /Monitor.al
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.