Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë vdekur nga koronavirusi.
IKSHPK-ja njofton se gjatë kësaj periudhe nga 828 monstra, janë infektuar 118 persona me koronavirus, ndërsa 50 janë shëruar.
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend është 17 mijë e 9, derisa i të shëruarve deri më sot është 14 mijë e 716.
Raste aktive me COVI-19 janë 1 mijë e 637.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.