Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit.
IKSHPK njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 205 të reja me koronavirus dhe 62 persona janë shëruar.
Tutje, Instituti njofton se brenda 24 orëve janë testuar gjithsej 843 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimet e kontakteve të rasteve në terren.
Nga tre të vdekurit, një është në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, një në Spitalin e Përgjithshëm Prizren dhe një në atë të Gjakovës.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.