Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë nga koronavirusi.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin janë konfirmuar edhe 34 raste të reja.
Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), pasi ka testuar 483 mostra.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se janë shënuar edhe tre raste të vdekjes.
Betejën me sëmundjen COVID-19, e kanë fituar edhe 122 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.203.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)”, njofton IKSHPK-ja.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars. Që nga ajo kohë janë infektuar gjithsej 15.889 persona, prej të cilëve 635 kanë vdekur ndërsa 14.051 janë shëruar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.