COVID-19, sa kanë fituar 10 miliarderët më të pasur në botë?

27/01/2021 4:12 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Virusi i pabarazisë – e cilëson COVID-19, Oxfam, organizata e angazhuar në luftën kundër pabarazisë, me rastin e hapjes së punimeve të World Economic Forum në Davos (25 – 29 janar).

Sipas një raporti të ri, 1000 njerëzit më të pasur në botë i rikuperuan në vetëm nëntë muaj të gjitha humbjet që kishin akumuluar për shkak të COVID-19. Ndërsa më të varfërve, për t’u rimëkëmbur nga pasojat katastrofike ekonomike të pandemisë do t’u duhen më shumë se 10 vjet.

Më poshtë janë disa shifra për të përshkruar përmbajtjen e raportit.

540 miliardë

Kush ka fituar gjatë lockdown? Në botë, pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë është rritur me 540 miliardë dollarë nga fillimi i pandemisë – kjo shifër do të ishte më se e mjaftueshme për të paguar vaksinën për të gjithë banorët e planetit dhe për t’u siguruar që askush nuk do të bjerë në varfëri për shkak të virusit.

87%

Rritja e pabarazisë. Për herë të parë në një shekull, mund të regjistrohet një rritje e pabarazisë ekonomike në thuajse të gjithë vendet në të njëjtën kohë. Një sondazh global i kryer nga Oxfam nga 295 ekonomistë në 79 vende – në mesin e të cilëve Jeffrey Sachs, Jayati Ghosh dhe Gabriel Zucman – përforcon të tilla parashikime, me 87% të të anketuarve që presin “rritje” ose “rritje të ndjeshme” të pabarazisë së të ardhurave në vendin e tyre, për shkak të pandemisë.

5.50

Të ardhurat minimale. Në mungesë të një veprimi të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm nga qeveritë, Banka Botërore parashikon, ndër të tjera, që brenda 2030, gjysmë miliard njerëz më shumë do të jetojnë në varfëri, me të ardhura më të ulëta se 5.50 dollarë në ditë.

112 milionë

Edhe një herë, gratë janë më të prekurat. Në nivel global, gratë janë kryesisht të punësuara në sektorët profesionalë të goditur më fort nga pandemia. Nëse niveli i punësimit midis burrave dhe grave do të ishte i barabartë në këta sektorë, 112 milionë gra nuk do të rrezikonin më të humbnin vendin e punës dhe si rrjedhojë, të ardhurat.

11.950 miliardë

Në dhjetor, pasuria e miliarderëve në botë shënoi rekord historik, në 11.950 miliardë dollarë, ose shuma e alokuar nga gjithë vendet e G20 për t’iu përgjigjur koronavirusit.

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of