Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, sipas një vendimi të fundit të publikuar në Fletoren Zyrtare. Shpallja e kësaj gjendjeje i jep mundësi qeverisë të përdorë burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara
Kjo gjendje sjell Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.
- Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në 30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.
- Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë /profesionistë të fushës së mjekësisë e të shëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.
- Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. 6. Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon: 6.1. Institucionet publike:
- a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
- b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
- c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;
ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;
- d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
- dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;
- e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;
ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;
- f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;
- g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
- gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.
6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:
- a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
- b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;
- c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;
- ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara
nga fatkeqësia natyrore;
d) të kufizojnë organizimin e grevave;
dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me
nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;
e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimin
e të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;
ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.
6.3. Subjektet private:
a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;
d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së
fatkeqësisë natyrore.
6.4. Shtetasit:
a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekin
procedurat e kërkuara, në mënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e
mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën
për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
7. Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për
parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjev infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin
normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta
administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të
ndryshuar, mbeten në fuqi.
8. Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe të gjitha institucionet
shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.
NENET E KUSHTETUTES QE KUFIZOHEN
Kufizimet përfshijnë të drejtat për lëvizjen e lirë, për të punuar, të drejtat për të bërë grevë dhe të drejtat mbi pronën. Gjithashtu gjendja e katastrofës natyrore përfshin edhe detyrime mbi disa profesione për të punuar në domosdoshmëri të komunitetit.
Gjendja e re në të cilën u fut vendi i jep të drejtë autoriteteve të bëjnë kontrolle vetjake jashtë proceseve penale dhe gjithashtu të bëhen edhe kontrolle të banesave.
Gjithashtu kufizohet lëvizja e lirë e cila është parashikuar në nenin 38 tëKushtetutës “Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”.
Neni 37
1.Paprekshmëria e banesës është e garantuar.
- Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të, mund të bëhen vetëm në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me ligj.
- Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik.
Neni 38
- Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit.
- Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.
Neni 41/pika 4
- Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.
Neni 49
1.Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional.
- Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.
Neni 51
-
E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e garantuar.
-
Kufizime për kategori të veçanta të punësuarish mund të vendosen me ligj për t’i siguruar shoqërisë shërbimet e domosdoshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.