COVID-19, urdhri i Manastirliut: Shkollat e kopshtet mbyllur deri në 3 prill

19/03/2020 6:13 PM 0 komente

Të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike do të mbeten mbyllur deri në 3 prill 2020.  Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë që shtyn afatin e çeljes së aktivitetit në këto institucione.

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.

Aktualisht i gjithë vendi është përfshirë  nga masa të rrepta që ka lënë hapur vetëm njësitë e tregtimit të ushqimeve, fasonet dhe call center si dhe disa hallka të tjera të cilësuara si jetike për ekonominë.

Ndëkrohë shkollat, kopshtet, çerdhet, baret-restorantet, qendrat tregatre dhe njësi të tregtimit të artikujve që nuk cilësohen si jetikë mbeten të mbyllur qysh nga java e kaluar duke lënë të paqarë afatin se kur do të kthehet aktiviteti normal. Një masë e tillë u mor nga qeveria me synimin për të parandaluar përhapjen e koronavirus.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of