Covid në 24 orët e fundit: 131 raste të reja, 3 viktima e 47 të shëruar

22/09/2020 4:35 PM 0 komente

131 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 825 testime të kryera, ndërsa 47 pacientë e kanë mundur betejën me virusin.

“Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 68 të prekur në Tiranë, 8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër, 5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër, 3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe”.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Numri i viktimave shkon në 367 që nga fillimi i epidemisë.

“Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, kanë humbur jetën nga Covid një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana”.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Për statistikat më të fundit, klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of