CR7, sportisti i cili fiton më shumë nga një postim në Instagram

10/07/2020 8:35 AM 0 komente
Foto: Instagram Cristiano Ronaldo

Sa vlejnë postimet e ‘influencer’ në Instagram? Pyetjes i jep përgjigje studimi i shoqërisë britanike Hopper, që shet shërbime për menaxhimin dhe marketingun në rrjetet sociale, me titullin Instagram Rich List.

Bëhet fjalë për një klasifikim që rendit 100 yje, të cilët kanë një profil në rrjetin social, në bazë të fitimeve të tyre nga një postim.

Studimi ka një klasifikim të përgjithshëm, por edhe disa klasifikime në fusha të ndryshme: celebrity, beauty, fashion, fitness, food, lifestyle, sport dhe travel (njerëz të famshëm / bukuria / fitness / ushqime / stil jete / sport dhe udhëtime)

Në lidhje me sportin, edhe në këtë edicion, në vend të parë renditet Cristiano Ronaldo, i cili me 224 milionë ndjekës në Instagram mund të fitojë 889 mijë dollarë për një postim.

Në vend të dytë, sulmuesi brazilian Neymar (139 milionë ndjekës, 704 mijë dollarë), kurse në të tretin, argjentinasi Lionel Messi (155 milionë ndjekës, 695 mijë dollarë për një postim).

Në ‘top 10’ spikasin edhe emrat e Gareth Bale dhe Zlatan Ibrahimovic (të cilët fitojnë 200 mijë dollarë për një postim) dhe Mohamed Salah (180 mijë dollarë). Në këtë klasifikim bëjnë pjesë 24 sportistë, rreth një e katërta e totalit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of