Ja modeli i parë që ka lindur ekskluzivisht për markën sportive Seat. Është një SUV dinamik që ne e sollëm në Vairano në versionin më të madh, 310 kuaj fuqi. Çmimi pak më shumë se 46 mijë euro
Marka Cupra ka ekzistuar për një kohë të gjatë, por gjithmonë ka qenë e kapur pas kafanove dhe dyerve të makinave Seat. Me pak fjalë, personaliteti i saj deri më tani ka luftuar të zërë rrënjë siç duhet. Për të forcuar identitetin e kësaj marke sportive ishte e nevojshme diçka e veçantë. Një pikë kthese epokale. Për shembull, një model i krijuar posaçërisht, i cili kurrë nuk do të gjejë një homolog në listën e markës spanjolle. Ose, të paktën, këto janë qëllimet.
Formentorin e ri e gjeta para meje një mëngjes në Vairano, për një provë ekskluzive. Dhe ndikimi i parë ishte kënaqësi. Mund të jetë për bojën mat që thekson format dhe brinjët e shënuara anash. Apo mund të jetë për shkak të trupit të hollë të makinës dhe vëllimeve të proporcionuara mirë.
Ndoshta është një SUV, por në të vërtetë nuk duket aspak kështu. Sapo futesh brenda, duket qartë ngjashmëria me Seat, ndërsa kroskoti është ai i Leon-it të ri. Por, bukuria është se ndihet sikur rri ulur në një sedan: nuk e gjen veten të varur atje në ajër, siç ndodh ndonjëherë në disa modele sportive, ato më konservatore.
Para syve të mi gjej zgjidhjen e këndshme të mbështjelljes përreth, shiritin e hollë LED që ndriçon pjesën e sipërme të kroskotit në një mënyrë të ngjashme me harkun, nga një panel i derës në tjetrin. Për të lexuar informacionin në bord, këtu është ekrani praktik 10.3 inç i rikonfigurueshëm, ndërsa në qendër të panelit të kontrollit qëndron një ekran 12 inç për mbajtjen e informacionit, bazuar në gjeneratën e fundit të përhapur Mib 3, e pranishme në shumicën e atyre modeleve të fundit të grupit Wolfsburg. Si këto, Formentor gjithashtu mbështetet në një levë të vogël me tela për të menaxhuar modalitetet e kambios me dopio freksion Dsg. Zgjidhje praktike që çliron hapësirën.
DO TË JETË EDHE TDI DHE PHEV
Ai që është gati për të drejtuar është versioni më i madh, 310 kuaj fuqi, motor 2000 kubikë TFSI me traksion integral dhe Dsg, ndërsa të tjerët do të mbërrijnë më vonë: duke nisur nga 150 kuaj fuqi, naftë, benzinë dhe motorë hibridë plug-in (kjo e fundit në një variant 204 dhe 245 kuaj fuqi) dhe dy nivele, standarde dhe VZ, shkurt për Veloz. Që në spanjisht do të thotë shpejt.
Pasi ka kaluar matësit e parë në pistë, ky Formentor duket se është realisht shumë i shpejtë. Në anën e majtë të timonit ka një buton të shënuar Cupra, ai për të menaxhuar mënyrat e drejtimit. Unë menjëherë zgjedh atë më sportiven: duke marrë parasysh që jam në mes të bordurave dhe mund ta përballoj atë.
Përgjigja e motorit është saktësisht siç e imagjinoja. Ose më saktë, si e mbaj mend atë në aplikacione të ngjashme nga grupi Volkswagen. 2.0 TFSI ka një energji shumë të përdorshme, pasi është i pasur me moment përdredhës në pjesën e poshtme dhe i pajisur me një zgjatim të këndshëm, dhe Dsg punon shpejt dhe saktësisht, nëse përjashtojmë disa pavendosmëri në ngjitje.
Sidoqoftë, aspekti që më ka goditur më shumë është trajtimi i makinës. Formentor ka lindur në platformën Mqb Evo të Seat Leon (e cila, krahasuar me Audi A3 dhe VW Golf, ka një hap më të gjatë se katër centimetra) dhe ka një qendër graviteti që nuk është tepër e lartë, kështu që lëvizjet e saj janë gjithmonë shumë të matura.
Edhe kur shtyn fort. Në shpejtësi duket e qëndrueshme, ndërsa në kthesa është e shkathët. Pjesa e përparme ka një përshtatje të mirë dhe bishti lëviz aq sa duhet për të mbyllur trajektoren saktësisht siç dëshironi. Me pak fjalë, reagimet janë më shumë ato të një makine sportive kompakte sesa të një SUV-i paqësor.
Duke dalë nga pista që sidoqoftë nuk është habitati i tij, Formentor duket se ka të gjitha cilësitë për të mbështetur një lëvizje dinamike, pa lënë pas dore komoditetin e duhur gjatë udhëtimeve të gjata, duke pasur parasysh që thithja e pezullimeve është e efektshme. Është i qetë si dhe ka izolim të zërit.
Hapësira në bord është e përshtatshme: zona e pasme përfiton nga boshti i zgjeruar, prandaj këmbët kanë një lehtësi të caktuar, ndërsa për bagazhin Cupra deklaron 450 litra vëllim, të cilat bien në 420 për versionet me tërheqje të brendshme si modeli në provë. Dhe kjo e fundit është në setin e launch edition, e rezervuar për klientët që kanë bërë porosinë paraprake në internet (49,500 euro), ndërsa standardi fillon nga 46,250.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.